Problemet e përmbytjeve të NënShkodrës akoma kanë mbetur të pazgjidhura që prej viteve 2010-2011, edhe pse këto zona u përmbytën edhe një herë tjetër para disa muajsh.
Banorët e Sukadajçit, pjesë e Njësisë Administrative Dajç, kanë marrë vetëm gjysmat e parave të dëmshpërblimeve, ndërsa gjysma tjetër nuk u është dhënë.

 

 

Sipas tyre, e gjithë kjo ndodh për shkak të pagesave të prapambetura të energjisë elektrike. Kamatvonesat mbahen nga OSHEE, ndërsa për dëmtimet e tyre nuk mban askush përgjegjësi, edhe pse kanë kaluar shtatë vite që nga koha e vërshimit të ujit nga hapja e portave të hidrocentraleve mbi kaskadën e lumit Drin.

 

Një pjesë tjetër e banorëve të Sukadajçit shprehen se akoma nuk kanë marrë asnjë para dëmshpërblim për përmbytjet e viteve 2010-2011, ndërsa ankesat e tyre nuk kanë marrë vëmendjen e askujt.

 

Njësia Administrative Dajç është një ndër zonat me hartën më ta madhe të përmbytjeve që kanë ndodhur në vitet e fundit në Shkodrës.

 

Ende pa u zgjidhur problemi i dëmshpërblimeve të përmbytjeve të para, kjo zonë u përmbyt në muajin mars të këtij viti, duke sjell në vëmendje të njëjtin shqetësim.

 

Artikulli paraprakDY AKSIDENTE, TRE SHTETAS MARRIN DËMTIME TË LEHTA
Artikulli tjetërTURISTËT: SHKODRA ËSHTË NJË MREKULLI