Njësia Administrative Dajç, prej disa ditësh përballet me ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike.

Kushtet atmosferike kanë ndikuar në furnizmin e pakët të kësaj zone, e cila vuan prej vitesh ehde me rrjetin tepër të amortizuar. Banorët shprehen se ky problem nuk është vetëm i ditëve të sotme, por i trashëguar prej vitesh.

Amortizimi dhe mosndërhyrja që prej vitit 1969, kohë kur është elektrifikuar zona, ka bërë që ky problem të jetë aktual edhe sot. Përderisa, shkëputjet e energjisë janë bërë të zakonshme, jo vetëm në ditë me mot të keq, por edhe të mirë.

Problematikat më të mëdha me energjinë elektrike në Dajç dhe në zonat përreth vijnë sidomos përgjatë stinës së dimrit, periudhë kur rrjeti dëmtohet më kollaj.

Ndërkohë, sipas banorëve të zonës, nuk ka një punonjës nga Dajçi për monitorimin e situatës, por që vijnë nga vende të tjera. Kjo gjë ndikon në kohën e zgjidhjes së problematikave, të cilat në ditët e fundit janë të përsëritura.

Artikulli paraprakNDËRRON JETË MBROJTËSI I FIORENTINËS
Artikulli tjetërQENDRA SHËNDETËSORE JASHTË FUNKSIONIT