Reshjet e shiut të rëna gjatë ditëve të fundit kanë rikthyer frikën e përmbytjeve tek banorët në njësinë administrative Dajç. Mos pastrimi i kanalave në këtë zonë sipas banorëve mund të ndikojë tek përmbytjet.
Banorët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë në pastrimin e kanalave.
Frika se do përmbyten është prezente tek banorët, ndaj ndërhyrja e institucioneve përgjegjëse është e domosdoshme për të shmangur një situatë të tillë.