Pas ankesave të qytetarëve shkodranë, I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi I drejtorit të spitalit rajonal Shkodër Ardian Dajti I cili tregon se ndjen keqardhje për mungesën e bashkërendimit të punës mes qytetarëve dhe institucionit që ai përfaqëson.
Tashmë regjistrimi bëhet online përmes mjekut të familjes bën të ditur Dajti ndërsa bën me dije se një nga arsyet e krijimit të radhëve të gjata është se një pjesë e qytetarëve paraqiten me rekomandim mjeku I cili nuk është nxjerrë nga sistemi.
Dajti kërkon që të shtohet bashkëveprimi me qytetarët për zgjidhjen sa më efikase të këtij problemi I cili është prezent prej kohësh.
Disa herë është trajtuar në media një problem I tillë që prek interesat e qytetarëve shkodranë, ndërsa drejtori Ardian Dajti kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për zgjidhjen sa më të shpejtë të kësaj situate.