Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë mirëpritur dakordësinë mes Rithemelimit dhe PS-së për ngritjen e komisioneve hetimore. Në reagimet e bëra në faqet zyrtare të ambasadave të SHBA dhe BE marrëveshja shihet si lajm i mirë që pritet të rikthejë normalitetin në Kuvend.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament. Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit”- thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA.

“Mirëpresim lajmin për rikthimin e normalitetit në Parlament. Siç kemi thënë dhe më parë, një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, i cili është objektivi strategjik i vendit, i mbështetur nga shumica dërrmuese e shqiptarëve”- thekson BE.

Artikulli paraprakKËRKOI HEQJEN E MASËS ”ARREST SHTËPIE”, GJKKO RRËZON KËRKESËN E BERISHËS
Artikulli tjetërALIBEAJ REAGON PËR MARRËVESHJEN MES PS DHE RITHEMELIMIT: ASGJË E RE NGA PAZARET E VJETRA! GJITHÇKA PËR INTERES PERSONAL