Ujësjellësi i Krujës reagon lidhur me situatën e krijuar ditët e fundit atje, ku qindra qytetarë kanë përfunduar në spital me shenja helmimi.

Në reagimin e Ujësjellës Kanalizime thuhet se “Nga të dhënat paraprake të analizave fiziko-kimike të deritanishme, dyshohet se reshjet e dendura të shiut ditën e shtunë pasdite dhe në orët e para të ditës së dielë, në të gjithë territorin e Bashkisë Krujë dhe në veçanti në Malësinë e Krujës ku ndodhen veprat e marrjes së ujësjellësit, të kenë sjellë kontaminimin e ujit të pijshëm, ku paraprakisht është konstatuar prezencë e amoniakut mbi normë”.

Më tej, Ujësjellësi iu bën thirrje qytetarëve që të mos konsumojnë më ujë, duke u shprehur se “Në mënyrë që të shmanget çdo rast i mëtejshëm kontaminimi, kërkohet që të mos konsumohet uji në depozitat familjare dhe dhe të bëhet zbrazja e tyre me qëllim pastrimin përfundimtar të rrjetit deri në pikat fundore.

Artikulli paraprakSALI BERISHA KONFIRMON KANDIDIMIN NË GARËN PËR KRYETAR TË PD-SË, THIRRJE DELEGATËVE NGA KAVAJA: FIRMOSNI PËR…
Artikulli tjetër“NË SPITALIN E LUSHNJËS TË DEL MIU NGA KËMBËT”! DEPUTETI KORRESHI FLET PËR FJALIMIN E BUJSHËM NË KUVEND