31 mars dhe 1 prill janë dy datat kur maturantët e qarkut të Shkodrës mund të bëjnë aplikimet në formularin A1.

Agjencia Kombëtare e Provimeve ka bërë publike këto dy data si mundësi aplikimi në portalin e maturës shtetërore. Të gjithë aplikantët e tjerë që nuk i përkasin vitit shkollor 2016-2017, aplikimet për formularin A1Z mund t’i bëjnë në datën 10 prill. Specialistët pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale bëjnë gjithashtu me dije se për të gjithë ata maturantë që nuk i bëjnë aplikimet në këto data, do të ketë edhe një mundësi të dytë.

Artikulli paraprakRRUGA E DRISHTIT, “QEVERIA NUK FINANCON PROJEKTIN”
Artikulli tjetërTROTUARET ZAPTOHEN NGA SHITËSIT AMBULANT