Dyshimet se atentati i biznesmenit shkodran Pashko Ujka mund të ketë ndodhur për shkak të konflikteve me punën e tij si ndërtues, për grupin hetimor i ka përforcuar edhe më shumë bashkëshortja e tij.

E marrë në pyetje nga grupi hetimor, Natalina Ujka ka treguar personat me të cilët bashkëshorti i saj ka pasur konflikte për shkak të shitjes së apartamenteve. Një prej tyre, referuar dëshmisë ishte edhe konflikti me Aleksandër Kelmendin.

Në momentet e para të ngjarjes, Natalina Ujka u kishte deklaruar punonjësve të policisë se kishte dëgjuar një krismë të mbytur dhe se kishte vënë re Pashkon kur ishte rrëzuar përtokë.

Fillimisht, ajo pohoi se nuk kishte mundur të shihte autorin. Ndërsa në deklarimet e dhëna më vonë, ka pohuar se njëri prej autorëve ishte trup i mbushur. Nga dëshmia e saj dhe pamjet e kamerave të sigurisë, ky person ka ngjashmëri me trupin e Marjan Kolës ose Aleksandër Kelmendit.

Për atentatin e biznesmenit, janë arrestuar Kristian Kelmendi dhe Marjan Kola, ndaj të cilëve është caktuar arrest me burg 30 ditë. Dy të rinjtë kanë mohuar akuzën, me argumentin se ditën e ngjarjes ndodheshin në Kosovë.

Artikulli paraprakNËNA DENONCON ZHDUKJEN E VAJZËS 16-VJEÇARE: U LARGUA NGA BANESA
Artikulli tjetërBISEDA BIDEN-PUTIN/ KREMLINI NUK HEQ DORË NGA GARANCITË QË KËRKON PËR UKRAINËN