Ish-kryeministri Sali Berisha rikthehet me një zyrë të tijën në selinë e PD-së, 9 vite nga largimi i tij nga posti i drejtuesit të kësaj partie. Ky fakt është bërë i ditur nga drejtoresha e Komunikimit në Grupin e Rithemelimit, Floriana Garo. Kjo e fundit publikoi disa foto ku shfaqet ish-kreu i PD-së i ulur në një zyrë.
“Dr. Sali Berisha ne zyrën e tij ne seline e Partise Demokratike!”, shkruan Garo. Kujtojmë se pas dorëheqjes nga drejtimi i PD-së, pas humbjes së zgjedhjeve të 2013-ës, Berisha u zhvendos me zyrë pranë një qendre tregtare në zonën e RTSH-së. Por me njohjen nga Gjykata të Grupit të Rithemelimit, Berisha duket se ka vendosur që të rikthehet me zyrë në selinë e PD-së.
Mësohet se zyra e Berishës ndodhet në katin e katër të selisë së PD, pranë zyrës së medias, e cila më parë përdorej për fushatat zgjedhore të kësaj partie.