Për herë të parë kanë dalë disa imazhe të nëndetëses ‘Titan’ që shpërtheu 487 metra larg rrënojave të Titanikut duke shkaktuar vdekjen e 5 personave. Mbetjet metalike nga nëndetësoja janë nxjerrë në sipërfaqe nga anija Horizon Arctic në St John’s, Kanada. Një operacion i madh kërkimi nisi javën e kaluar kur humbën gjurmët e nëndetëses që ishte nisur me 5 persona në bord për të eksploruar rrënojat e Titanikut. Të pesë personat në bordin e anijes vdiqën më 18 qershor pasi ajo shpërtheu rreth 90 minuta në një zhytje për të parë anijen Titanic që u mbyt në vitin 1912, e cila ndodhet në një thellësi prej 3,800 m në Atlantikun verior.

Roja bregdetare amerikane njoftoi se ishin gjetur mbetje të nëndetëses në fund të oqeanit. Autoritetet thanë se të pesë personat në bordin e saj kishin humbur jetën pas një shpërthimi të brendshëm por ende nuk dihet konkretisht se çfarë ka shkaktuar shpërthimin e nëndetëses.

Në bordin e nëndetëses ishin, biznesmeni pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij, Suleman si dhe Hamish Harding, një biznesmen dhe eksplorues britanik 58-vjeçar. Dawood i përket një prej familjeve më të pasura të Pakistanit. Ai ishte administrues në Institutin SETI. Eksploruesi francez Paul-Henry Nargeolet 73 vjeç gjithashtu ishte në bord, si dhe Stockton Rush, shefi ekzekutiv i OceanGate, kompania që financoi zhytjen.

Artikulli paraprakPOLICIA E KOSOVËS I NDALOI TË BIRIN, VUÇIÇ: E PËRGËZOJ KURTIN PËR GUXIMIN, POR DJALI IM ËSHTË PAK MË TRIM SE AI
Artikulli tjetërMIQËSORE, BARAZON VLLAZNIA, DY GOLA NË BOSNJE-HERCEGOVINË