Është zbuluar shkaku i helmimit të nxënësve të shkollës së Postribës.
Shëndeti Publik raportoi se nga mbi 20 mostra të marra, 16 prej tyre kanë rezultuar me salmonelë.
Të paktën 61 nxënës u helmuan në shkollën “Adem Haxhia”.
Përmasat që mori ngjarja vunë në lëvizje edhe institucionet.
Fëmijët thanë se shqetësimet u nisën pasi konsumuan ushqime të shpejta të blera në një fast food pranë Shkollës.
AKU e Shkodrës ka bllokuar Fast Food-in dhe ka marrë monstra të ujit dhe ushqimeve për analiza.