“Shqipëria ka një zhvillim kaotik përsa i përket ndërtimeve që janë bërë në këto 25 vite”. Kështu u shpreh zëvendësministri i zhvillimit urban Alfred Dalipi i cili tha se qeveria në këto 2 vite e gjysëm ka qenë e detyruar që të prishë ndërtimet pa leje që kanë sjellë dëme të vende të ndryshme por duke shpronësuar qytetarët.
Zëvendësministri Dalipi la të kuptohej se edhe në vazhdimësi mund të ketë prishje të tjera të ndërtimeve duke qenë se sipas tij qeveria po planifikon Shqipërinë e të paktën të 20 viteve të ardhshme. Pas qyteteve kryesore, pjesë e aksioneve të qeverisë do të jenë edhe zonat rurale apo ato malore të ish-komunave me qëllim për të ulur dëmet që kanë ardhur si pasojë e ndërtimeve pa leje.