Gjatë spektaklit të së premtes në “Big Brother VIP” ndodhi një debat i fortë mes Antonelës dhe Big Mamës i cili përfundoi me largimin e saj nga shtëpia. Ishte Antonela ajo që e akuzoi këngëtaren Mamën se e kishte sharë serbisht, por kjo nuk i pëlqeu aspak këngëtares e cila reagoi ashpër ndaj saj.

Pas daljes së këngëtares, ka patur reagime e thashetheme tê ndryshme që kanë qarkulluar në rrjet. Midis tyre edhe një teori se largimi ishte i planifikuar, ekzaktësisht në datën 24 dhjetor.

Ajo u pyet në “Shqipëria Live”, nëse ka qenë e programuar që menjëherë pas daljes, të rikthehej në punë dhe axhenda ishte e planifikuar paraprakisht.

“Gjithë shoqërinë e kam patur në dasmë. Unë sa kam dalë kam dashur të vij për Maqedoni se më kishte marrë malli, isha tepër e mbingarkuar në shtëpi, dhe për t’i takuar shkova aty”, tha Big Mama, që më pas shtoi me shaka se nuk do mbyllet në shtëpi e të qajë Antonelën.

“Nuk ka qenë e programuar aspak”, tha këngëtarja.

Ajo përsëriti se nuk ishte e penduar dhe as e mërzitur për gjithçka që ndodhi dhe daljen nga shtëpia. Megjithatë, siç tregoi, ishte hera e fundit që fliste për Antonelën.

Artikulli paraprakKUSH JANË FOTOT QË THYEN REKORDE ME PËLQIME NË INSTAGRAM PËR VITIN 2021?
Artikulli tjetërARBANA OSMANI DHE LORI HOXHA IU PËRGJIGJEN ME HUMOR “KRITIKAVE” PËR VESHJEN E SPEKTAKLIT