4 agjentë të policisë së Dallasit në SHBA, janë vrarë nëpërmjet ekzekutimit me snajper nga 2 persona me ngjyrë, bën të ditur policia.
Vrasja e 4 agjentëve ka ndodhur gjatë protestës së organizuar kundër vrasjes së dy personave afro-amerikan nga ana e poloicisë, këto dy ditët e fundit në SHBA. Sipas të dhënave të para një i dyshuar është ndaluar pas një shkëmbimi zjarri me policinë, ndërsa një tjetër është vetëdorëzuar. Nga raportimet e para bëhet e ditur se dhe 7 policisë të tjerë janë plagosur dhe janë në gjendje të rëndë. Policia ka deklaruar se dy snajperat ishin pozicionuar në lartësi në mënyrë që të kishin fushëpamje të qartë dhe të kishin mundësi që të qëlloni nga dy kënde të ndryshme.