Ministria e Brendshme, Sandër Lleshaj në ceremoninë e dekorimin e 11 punonjësve dhe drejtuesve te PSH dhe MZSH në shenjë vlerësimi për punën madhore për tërmetin e 26-nëntorit ka falenderuar të gjithë ata persona që dhanë ndihmën e tyre për të shpëtuar jetë shqiptarësh nga rrënojat.
“Për secilin prej nesh orët e para të 26 nëntorit kanë zëne vend në kujtesë që vështirë të largohen më. Agimi i ditës së re zbuloi plagët më të rënda të kësaj tragjedie. Më pas u gjet viktima e parë dhe filloi beteja me kohën. Sot dua të flas vetëm për një gjë, kur të gjithë donin të siguronin veten dhe të dashurit e tyre, një grup bënin të kundërtën turreshin drejt vendit të epiqendrës së rrezikut.
Shprehim mirënjohje të thellë për këta njerëz që lanë vetëm familjet dhe rëndën për të shpëtuar të tjera. Hero është ai që në rastin e nevojës nxiton për të ndihmuar familjet e tjera. Kishte shumë policë, zjarrfikës etj. Angazhimi ka qenë i vetmi ngushëllim në ato ditë të errëta.
Nga gërmadhat e Durrësit e Thumanës, pa asnjë dallim drejtuesit e lartë e ato të thjeshtë u përfshinë në ndihmë. Kemi vendosur që të nderojmë disa prej heronjve. Jemi kufizuar në një numër simbolik. Këtë vlerësim dua ta pranojnë edhe në emër të kolegëve të tyre. Mirënjohja i drejtohet, FA, Shërbimit shëndetësor, organizatave humanitare, vullnetarëve dhe të tjerëve që u bën pjesë e reagimit për të shpëtuar jetë.
Mirënjohje edhe për ata që erdhën nga jashtë dhe shpëtuan jetë shqiptarësh. E kemi vonuar këtë ceremoni për arsye të ngarkesës së lartë. Jemi të përshirë në fazën e rindërtimit.
Modernizim të policisë së shtetit dhe forcave operacionale. Krijimin e strukturave speciale të Zjarrfikësit. Këto janë dy strukturat që do të fokusohemi.” tha Lleshaj.
Te dekoruarit:
Ardi Veliu
Gjovalin Loka
Tonin Vocaj
Sokol Bizhga
Lorenc Shehu
Artur Hebaj
Klodian Hysi
Artur Duli
Endri Kraishta
Luan Kapaj
Gjovalin Zefi