Trajneri i portierëve tek Vllanzia Avenir Dani prej dy ditësh nuk stërvit portierët ku shkak si duket është afrimi si portier i tretë i Entoni Shkozës ka krijuar debate të forta me drejtuesit.

Informacione pranë klubit kuqeblu bëjnë me dije se Dani ka lënë në mes punën me portierët e tij Selimaj, Sherri dhe Shkoza, duke braktisur edhe Cungun dy ditë para fillimit të kampionatit. Arsyeja e largimit ka qenë afrimi në skuadër i portierit 16-vjeçar Enton Shkoza. Dani e ka përzgjedhur për të qenë portier i tretë i Vllaznisë, por drejtuesit nuk e kanë pëlqyer.

Kjo ka bërë që mes tyre të ketë debate të forta që kanë çuar deri në largimin e Danit dhe moskthimin e tij pranë skuadrës as në stërvitjen e djeshme. 16-vjeçari Shkoza është pëlqyer nga trajneri Dani për parametrat e tij të mira trupore dhe elementë të tjerë që trajneri i portierëve ka parë. Shkoza nuk është gati për të mbajtur presionin, pasi është ende i brishtë, por Dani e ka pikasur në kombëtaret rajonale të moshave. Shkoza bën pjesë në kombëtaren e veriut dhe është stërvitur nga Dani.

Aty ka qenë edhe kontakti i të dyve, Dani ka dashur ta afrojë pranë kontingjentit të ekipit të parë që të punojë me të, por kjo nuk është pranuar nga drejtuesit. Drejtuesit e Vllaznisë e kanë kundërshtuar këtë duke acaruar më tej situatën. Kjo ka çuar edhe në prishjen përfundimtare të marrëdhënieve. I kontaktuar nga Star Plus trajneri i portierëve tek Vllaznia është shprehur se nuk ka komente për momentin por në burime pranë klubit shkodranë bëjnë me dije se Avenir Dani do rikthehet sërisht stërvitjes pranë skuadrës.

Artikulli paraprakARSIMIMI I FËMIJËVE ROM DHE EGJYPTIAN
Artikulli tjetërMOSHA MESATARE, VLLAZNIA NDRYSHON KURS