Edhe Danimarka vendos kontrolle për kalimin kufitar nga Gjermania e Suedia. Këto masa ngjallin irritim të shumë njerëz, ndërsa vetë Gjermania paralajmëron se lëvizja e lirë është drejt fundit.

Levizja e lirë në zonë Shengen duket se po rrezikohet me kontrollet e vendosura nga disa vende, në përpjekje për të frenuar krizën e emigrantëve.Pas Suedisë dhe Danimarka ka vendosur kontrolle për të gjithë ata që futen nga Gjermania e Suedia. Shumë njerëz janë shprehur të irrutuar me këto masa, ndërsa Berlini zyrtar ka paralajmëruar se lëvizja e lirë është drejt fundit.  Në Danimarkë, njerëzit që shkonin në punë u përballën me kufizime të reja udhëtimi, të imponuara nga Suedia, për të frenuar vërshimin rekord të emigrantëve në vend. Për të udhëtuar në Suedi, tani ata duhet të paraqesin kartën e identitetit.

Artikulli paraprakOBAMA: DO TË KONTROLLOJMË BLERËSIT E ARMËVË PËR SIGURINË TONË
Artikulli tjetërRESHJET E DËBORËS, HAXHINASTO INSPEKTON RRUGËN E KOMBIT