GODAJ: ASNJË QINDARKË PËR ROMËT, BASHKIA NUK I PËRGJIGJET AKUZAVE. Në ditën botërore të romëve drejtoria rajonale e arsimit dhe shoqata “Gruaja Kristiane” akuzojn Bashkinë Shkodër se ka nuk ka parashikuar asnjë qindarkë në buxhetin e saj për komunitetin rom dhe se nuk ka mundësuar transportin dhe ushqimin për projektin “Çdo fëmijë rom në kopësht” Bashkia Shkodër nga ana e saj nuk pranoi që të japë përgjigje për këto akuza.

Drejtorja rajonale e arsimit Afërdita Haka pranoi se disa fëmijë kanë braktisur shkollat sepse familjet e tyre janë zhvendosur nga Shkodra. Drejtoria rajonale e arsimit u bë pjesë e një aktiviteti festiv që organizoi kopështi i shkollës së Bahçallekut “Ruzhdi Daca” në ditën botërore të romëve.

Artikulli paraprakMËSUESIT E SISTEMIT PARAUNIVERSITAR, ME 20 PRILL NË GREVË
Artikulli tjetër“CATI YOUTH” NË DITËN BOTËRORE TË SHËNDETIT