Mungesa e firmës në diplomat e maturantëve të Shkodrës, ka penalizuar maturantët të regjistrohen ne deget ku ato janë shpallur fitues.
Dhjetra maturantët kanë pritur jashtë ambjenteve të DAR Shkodër për të firomosur diplomat e tyre pasi në të kundër ato nuk pranohen të regjistrohen në fakultetet e universitetit të Shkodrës.
Afati i regjistrimit, të kandidatëve fitues në universitetin e Shkodrës eshte vetem 48 orë, ku pervec fluksit në sekretaritë e fakulteteve, maturantëve u duhet të përballen edhe me kete burokraci të rrallës që vjen nga DAR Shkodër, cka edhe mund ti penalizoje nga regjistrimet në universitet