Një nga sfidat e Drejtorisë Arsimore Rajonale Shkodër në prag të këtij fillim sezoni mësimor është vënia në funksion të shkollës së re “Mark Lula”.Përfaqësuesi i Drejtorisë së Arsimit Gazmend Dibra informon se vazhdojnë regjistrimet e fëmijëve ndërsa nga ana e DAR po behet ç’është e mundur për hapjen e kësaj shkolle.
Edhe pse përfaqësueses të Drejtorisë Arsimore Rajonale janë optimist për vënien ne funksion të kësaj shkolle, në të vërtete situata nuk duket edhe shume e qarte. Mësuesit qe po kryejnë regjistrimet pranë ambienteve të kësaj shkolle shprehen jashtë kamerave se numri i femijeve qe kane shfaqur interes te zhvillojne mesimin ketu eshte thuajse i paperfillshem.Reth 3 muaj me pare ishte vete zevendes Ministria e Arsimit Nora Malaj e cila siguroi para mediave se shkolla “Mark Lula” do niste mesimin per sistemin 9-vjecar ne shtator teksa u bente thirrje prinderve te regjistrojne femijet e tyre. Perfaqesues te ministrise shpreheshin pak kohe me pare se i gjithe ngerci ka qene i bashkise me firmen konstraktuese.