Drejtoria rajonale e arsimit i është përgjigjur gjimnazistëve të cilët një ditë më parë bënë thirrje për të bojkotuar procesin mësimor dhe për t’iu bashkuar protestës që po zhvillon partia demokratike në çadrën e lirisë përpara kryeministrisë në Tiranë.

Është specialistja e burimeve njerëzore në drejtorinë arsimore Elisa Laçej ajo e cila një ditë pas kësaj thirrje tregon se procesi mësimor në shkollat e Shkodrës po ecën normalisht ndërsa numri i mungesave sipas saj është i zakonshëm dhe se nuk ka një situatë alarmante. Gjithashtu specialistja Laçej shprehet qartë se ata nxënës që do mungojnë do marrin edhe mungesat dhe se askush s’do tolerohet. Specialistja Laçej bën thirrje që nxënësit të ndjekin procesin mësimor dhe most a bojkotojnë atë sepse nuk kanë një arsye për ta bërë. Përgjigja e drejtorisë rajonale të arsimit vjen një ditë pas thirrjes që student dhe gjimnazistë të Shkodrës bënë për bojkot të procesit mësimor sepse sipas tyre në arsim vijon të ketë padrejtësi për të rinjtë.

Artikulli paraprak“PËRRALLAT SOROSIANE”, BERISHA I PËRGJIGJET FLECKENSTEIN: BËRE DEKLARATË TË NGUTUR
Artikulli tjetër“AK” I BASHKOHET PROTESTËS, “QEVERI TEKNIKE”