Asnjë nga shkollat nuk duhet te fillojnë pa patur planin e punës,planin afatmesëm dhe atë te vetëvlerësimit .Ky ishte verdikti i drejtorit te drejtorisë arsimore rajonale Kadri Ymeri gjate takimit qe pati me drejtues te shkollave te Shkodrës, ai nënvizoi se kush nuk do ti plotësoje te gjitha kërkesat deri me dt 14 shtator do te përballet me penalitete.
Ymeri I kërkoi drejtuesve qe regjistrimet e fëmijeve te fokusohen ne zonat përkatëse.Gjate këtij takimi përfaqësuesit e shkollave bene te ditur problematikat ne prag te sezonit shkollor.14 shtator do te jete data kur sezoni mesimor 2015-2016 do te startoje .Drejtoria arsimore rajonale u kerkoi nder te tjera drejtoreve te te gjitha shkollave qe te mos rrisin numrin e klasave apo te tejmbushin ato aktuale.. Drejtuesi Kadri Ymeri u kërkoi këtyre shkollave zgjidhjen me dy turne si e vetmja mënyre.