Drejtoria Rajonale e Arsimit në Shkodër pranon problemet në shpërndarjen e teksteve shkollore.

Inspektori i DAR Entri Çaku thotë se ministria e arsimit është informuar për gjendjen ndërsa thotë se disa pika të distributorëve janë më të lirshme. Inspektori Çaku i ktheu një përgjigje edhe akuzave të kreut të sindikatës së arsimit Arian Peraj lidhur me radhët në shpërndarjen e teksteve shkollore. Edhe 6 ditë kanë mbetur deri në fillimin e vitit shkollor. Deri më tani në shkollat e qytetit janë paisur 60% e nxënësve me libra ndërsa deri në fillimin e vitit të ri pritet që të paisen të gjithë.

Artikulli paraprakSHTEGTIMI I BESIMTARËVE DREJT SELISË SË SHENJTË NË VATIKAN
Artikulli tjetërBUSHATI: PËRBALLUAM STUHINË, NUK KA DËME