Me rastin e 7 marsit, Drejtoria Arsimore Rajonale Shkodër organizoi pasditen e së martës në ambjentet e sallës “Gjon Kapidani” një aktivitet festiv, ku morën pjesë një numër i madh mësuesish, të cilat kanë dhënë kontributin e tyre të vyer ndër vite.
Përveç programit festiv që kishin përgatitur nxënës të shkollave të ndryshme, drejtori i DAR Shkodër, Kadri Ymeraj,
në fajlën e tij u shpreh se 7 marsi është pikërisht dita kur kujtohen mësuesit e parë, mësuesit udhërrëfyes. Ymeraj gjithashtu e cilësoi rrugëtimin e arsimit në Shkodër me shumë mundime.
Me rastin e festës së mësuesit, Drejtoria Arsimore Rajonale Shkodër vlerësoi një numër të madh mësuesish, për kontributin e madh shumëvjeçar në arsimin në Shkodër.