Drejtoria Arsimore Rajonale në Shkodër ka nisur një fushatë takimesh në gjimnazet e qytetit me qëllim lëhtësimin e procedurave të aplikimit në universitete.
Takimi i radhës u zhvillua në ambientet e Medresesë Haxhi Sheh Shamia, ku spëcialistët e Dar shpjeguan për maturantët e disa shkollave mënyrën e përdorimit të portalit U-Albania dhe mundësinë e aplikimit në universitete. 31 mars dhe 1 prill janë dy datat kur maturantët e qarkut të Shkodrës mund të bëjnë aplikimet në formularin A1. Agjencia Kombëtare e Provimeve ka bërë publike këto dy data si mundësi aplikimi në portalin U-Albania. Të gjithë aplikantët e tjerë që nuk i përkasin vitit shkollor aktual, aplikimet për formularin A1Z mund t’i bëjnë në datën 10 prill. Gjatë këtyre takimeve informuese që po zhvillohen në shkolla, maturantët do të njihen më tepër mbi mënyrën e llogaritjes së pikëve, kriteret e pranimeve në universitete dhe procedurat e palikimit on-line.