Situate e fshatit rrushkull mbi ujërat e zeza dhe derdhjet e baxhove ne kanalin e kësaj zone nuk ka kaluar pa u vene re nga drejtuesit e njesise administrative Dajc.
I menjehershme ka qene reagimi i drejtuesit Gjovalin Daragjati i cili ne një prononcim thekson se ne planifikimin e buxhetit është menduar te kryhen nje sere nderhyrjesh per pastrimin e kanaleve ku nder to do te jete edhe kanali ne fjale. Drejtuesi i njesise Dajc pranon nder te tjera qe situata është e rende, dhe madje nder me problematiket e terrotorit qe kjo njësi përfshin por nga ana tjetër premton qe nje situate e tille do te marre fund se shpejti.I vetmi problem mbetet levrimi i fondeve qe mesa duket nuk ka mberritur akoma.Sa i takon baxhove drejtuesi Gjovalin Darragjati u shpreh se çdo subjekti do ti rishikohet leja perkatese ne mënyre te tille qe situata te mos dale jashtë kontrolli dhe ne te njëjtën kohë shëndeti i banoreve te jete i garantuar.Me ketë rast drejtuesit e njesise zhvilluan nje tjeter takim me përfaqësueses te fshatit rrushkull.