Reshjet intensive kanë shkaktuar rrëshqitje dheu në Dardhë dhe në Fushë Arrëz, duke sjellë dëmtimin e disa banesave. Eskpertët u kanë ardhur në ndihmë familjeve.
Në Dardhë 5 familje nevojitet të evakuohen nga shtëpitë e tyre për shkak se ato janë bërë të pabanueshme.
Në Fushë Arrëz janë 7 familjet që duhet të evakuohen. Këto shtatë familje përbëhen nga 29 banorë gjithsej. Janë dëmtuar 12 objekte, ndërsa një stallë dhe një shtëpi janë shkatërruar plotësisht.
Ekspertët dhe drejtori i shërbimeve kanë mbërritur në Dardhë dhe Fushë Arrëz për emergjencat që janë shkaktuar për shkak të kushteve klimaterike.
Familjet, banesat e të cilëve janë dëmtuar, do të pajisen me çadra e ndërsa shërbimet do të mbulojnë edhe emergjencat e tjera të nevojshme.