“Darka e të marreve”, komedia e dramaturgut francez, Francis Verber, është shfaqur për herë të parë në Lezhë, me regji të Alket Bushit duke marrë duartrokitjet e publikut. Kjo veper e vënë në skenen e pallatit të kultures u luajt nga aktore amator por ishte një shfaqje shume profesioniste, ku protagonistet Mario Palokaj, Mark Hilaj, Alesia Alcani, Megi Çoku, Gerald Ndreca dhe Fioraldo Alcani, arriten që të percjellin mesazhin e plotë të saj dhe batutat që i dhanë publikut shumë të qeshura.
Të kesh dëshire dhe pasion mund të arrish të ngjitesh në skene edhe me një veper të tillë dhe për aktoret Mark Hilaj dhe Mario Palokaj kjo ju dha atyre mikepritjen e publikut.
I pranishem për të ndjekur këtë komedi, shkrimtari Primo Shllaku, tha pas shfaqjes së suksesi i saj ishte loja e aktoreve dhe regjia mbreselenëse e Alket Bushit që ne fund mori edhe duatrokitjet e shumta të publikut.
Komedia “Darka e të marreve” percjell mesazhin për nevojen e rikthimit të njeriut tek personaliteti i tij, por duket që në fakt prek aktualitetin, duke shfaqur menyren sesi pushteti mbi të tjeret shpesh here të kthehet si hakmarrje e padrejtesive ndaj tyre.