Kryeministri i vendit Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku dhe do të zhvillohet një takim mes liderëve të Ballkanit Perëndimor. Kreu i qeverisë shqiptare ka ndarë një foto me Josep Borrell, Shefin e Diplomacisë Europiane dhe Zv.Presidentin e Komisionit Europian, ku shihet se takohen me përzemërsi.

“Bruksel – Me Josep Borrell, Shefin e Diplomacisë Europiane dhe Zv.Presidentin e Komisionit Europian”, shkruan Rama.

Sipas raportimeve, në fokus të bisedave do të jetë çështja e hapjes së negociatave me BE, por edhe Ballkani i Hapur. Mësohet se tradita e organizimit të darkave me liderë nga Ballkani Perëndimor është iniciuar nga ish-kryetarja e Diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, si një mënyrë për të inkurajuar dhe përmirësuar bashkëpunimin brenda rajonit dhe rajonit me BE-në.

Artikulli paraprakMINISTRJA E ARSIMIT JEP LAJMIN, JA KUR NIS VITI I RI SHKOLLORË
Artikulli tjetërOKB PUBLIKON TË DHËNAT E PASOJAVE TË LUFTËS NË JETËT E UKRAINASVE, JA SA QYTETARË KANË HUMBUR VENDIN E PUNËS