Përmbytjet e në njësinë administrative të Dajcit nuk sollën dëme vetëm në banesa e në bujqësi por edhe në infrastrukturë. Nuk mjaftuan përmbytjet për të dëmtuar rrugën e fshatit Darragjat e cila së fundmi është dëmtuar ndjeshëm nga mjetet e tonazhit të rëndë të cilat po punojnë në argjinaturën e Dajcit. Si shikohet përmes pamjeve një pjesë e infrastrukturës ka pësuar carje e madje në disa vende ajo është shembur.

Banorët shprehet të shqetësuar sepse përvec amortizimit që ka pësuar, rruga thonë ata është shumë e ngushtë dhe disa herë ka cuar në konflikte mes shoferëve

Drejtuesit e mjeteve që përdorin këtë rrugë kanë ngritur prej kohësh shqetësimin për dëmtimin e madh të këtij segmenti rrugor, si dhe kanë shprehur nevojën e ndërhyrjeve për rregullimin e saj. Rruga e Darragjatit është tepër e ngushtë, ajo ka një gjatësi rreth 5 kilometër dhe lidh këtë zonë me 10 fshatrat e tjerë të njësisë administrative të Dajcit

Artikulli paraprakRREZIKOHEJ JETA E BANORËVE, OSHEE VENDOS LINJËN E RE
Artikulli tjetërLEZHË, DORIS PACK: RAMA KA ZABTUAR ÇDO GJË