Ambasada amerikane në Tiranë ka uruar kreun e SPAK, Altin Dumani pasi u shpall kampion kundër korrupsionit për vitin 2024 ditën e djeshme (9 dhjetor).

Në reagimin e ambasadës në rrjetet sociale, thuhet se ky çmim nderon guximin dhe integritetin e palëkundur të kreut të Prokurorisë së Posaçme në ndjekjen e drejtësisë.

Më tej, theksohet se SHBA do të vazhdojë të punojë me SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë.

“Ambasada e SHBA i shpreh urimet Altin Dumanit për vlerësimin me Çmimin për Kampionët Kundër Korrupsionit për vitin 2024 në vlerësim të përpjekjeve të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit. Ky çmim nderon vendosmërinë, guximin dhe integritetin tuaj të palëkundur në ndjekjen e drejtësisë në emër të popullit shqiptar. Puna juaj frymëzon të gjithë ata që besojnë në fuqinë e së vërtetës dhe llogaridhënies. Ambasada e SHBA do të vazhdojë të punojë me ju, me SPAK dhe me të gjithë institucionet e drejtësisë për të bërë realitet barazinë përpara ligjit për të gjithë qytetarët e Shqipërisë”, thuhet në reagim.

Artikulli paraprakNË PRAG TË FESTAVE, ÇMIMET E IMPORTIT BIEN, POR ÇFARË NDODH ME SHPENZIMET E QYTETARËVE?
Artikulli tjetërTË DHËNAT E EUROSTAT: MAQEDONIA E VERIUT KRYESON PËR INVESTIMET E HUAJA NGA BE, SHQIPËRIA NGA FUNDI