RAPORTI NXJERR NË PAH PROBLEMATIKAT, GJAKMARRJA SËRISH PROBLEM. Departamenti amerikan i Shtetit publikoi këtë të enjte raportin për të drejtat e njeriut në botë gjatë vitit 2014. E nëse do të ndaleshim në Shqipëri, konkretisht problemet më të mëdha të të drejtave të njeriut lidhen me korrupsionin e përhapur në të gjitha degët e qeverisjes, veçanërisht brenda sistemit gjyqësor dhe atij të kujdesit shëndetësor, me dhunën në familje dhe me diskriminimin ndaj grave.

Ndër problemet e tjera të të drejtave të njeriut përfshihen edhe rrahjet e keqtrajtimet nga policia të personave të dyshuar, gjatë ndalimit dhe marrjes në pyetje, ndonjëherë për të nxjerrë rrëfime; kushtet jashtë standardit nëpër burgje; si dhe gjyqësori i paefektshëm, i cili është objekt trysnie dhe korrupsioni.Sipas raportit, qeveria ka bërë pak përparim në çështjen e kërkesave për kthimin apo kompensimin e pronave të marra gjatë ish-periudhës komuniste, dhe shumë nga pretendimet për pronat mbetën të pazgjidhura.Zyrtarët qeveritarë dhe politikanët, por edhe gjyqtarët dhe ata me interesa të fuqishme biznesi, shpesh kanë qenë në gjendje – thuhet në raport, – t’i shmangeshin ndjekjes penale. Disa zyrtarë të nivelit të ulët u ndëshkuan për abuzime. Qeveria nisi hetimet e disa zyrtarëve të nivelit të lartë, por më vonë Prokuroria i ka pezulluar çështjet.Për fat të keq, edhe gjatë vitit 2014 ka pasur incidente vrasjesh për “gjakmarrje” apo për hakmarrje, thuhet në raport.Sa i përket lirinë e fjalës dhe të shtypit, të parashikuara edhe nga Kushtetuta, Qeveria përgjithësisht i respektoi këto të drejta. Ka pasur raporte se, qeveria dhe bizneset kërkuan të ndikojnë mbi mediet në mënyra të papërshtatshme. Mediat e pavarura kanë qenë aktive dhe përgjithësisht të pakufizuara, edhe pse ka pasur raste të presionit politik dhe ekonomik të drejtpërdrejtë e të tërthortë mbi to, përfshirë edhe kërcënime ndaj gazetarëve. Presioni politik, korrupsioni, dhe mungesa e fondeve vunë kufizime mbi mediet e shkruara të pavarura, dhe gazetarët pohuan se ata praktikonin vetëcensurën. Partitë politike, sindikatat dhe grupet e tjera botuan gazeta apo revista të pavarura nga ndikimi i qeverisë.

Artikulli paraprakDITA NDËRKOMBËTARE E LUFTËS KUNDËR DROGËS
Artikulli tjetërSULM TERRORIST NË FRANCË, NJË I VDEKUR