Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e përvitshëm për liritë fetare, ku në rastin e Shqipërisë, thuhet se qeveria është angazhuar për mbështetje financiare ndaj komuniteteve fetare dhe kthimin e pronave të tyre, megjithëse siç theksohet “Agjencia e Trajtimit të Pronës (ATP) nuk ka përpunuar asnjë kërkesë për kthimin e pronës së sekuestruar gjatë epokës komuniste dhe miratoi vetëm një kërkesë për kompensim”.

Në raport përmendet legalizimi i 41 xhamive, krahasuar me 137 vitin parardhës dhe asnjë në vitin 2014.

Raporti gjithashtu përmend dhënien e nënshtetësisë nga Presidenti Ilir Meta për kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale, Anastas.

Për sa i përket përpjekje kundër radikalizmit, DASH përmend se “midis janarit dhe majit, qeveria ka trajnuar 29 mësues në 15 shkolla si pjesë e një programi edukativ pilot për të ndihmuar në parandalimin e radikalizimit dhe të promovojë tolerancën fetare; megjithatë, zbatimi i programit të plotë u zvarrit në maj dhe e ardhmja e tij dukej e pasigurt”.

DASH nënvizon se zyrtarët e ambasadës së SHBA vazhduan t’i nxisin zyrtarët qeveritarë të përshpejtojnë procesin e kërkesave për pronat fetare dhe t’i kthejnë grupeve fetare ndërtesat dhe pronat e tjera të konfiskuara prej tyre gjatë epokës komuniste.

“Ambasada gjithashtu vazhdoi punën e saj me komunitetet fetare për të dekurajuar apelin mes të rinjve për ekstremizmin e dhunshëm që kanë të bëjnë me fenë. Ambasada gjithashtu sponsorizoi rektorin e Universitetit BEDER për një vizitë shkëmbimi në Shtetet e Bashkuara me fokus tolerancën fetare”, thuhet gjithashtu.

DASH përmend edhe Këshillin Ndërfetar, një forum i udhëheqësve të komuniteteve fetare në vend, duke theksuar se gjatë vitit 2017, kanë zhvilluar tre takim.

“Zgjedhjet e përgjithshme të vendit u mbajtën më 25 qershor, të njëjtën ditë me festën e Fiter Bajramit. Komuniteti Mysliman lëshoi një deklaratë sipas të cilit edhe pse data nuk ishte ideale, zgjedhjet paqësore ishin të rëndësishme për vendin dhe të gjithë myslimanët duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar”.

Artikulli paraprakDEZERTUAN FA-TË PËR TË EMIGRUAR NË ANGLI, GJYKATA DËNON 2 NGA 4 KOMANDOT
Artikulli tjetërKAPET MAKINA ME DROGË. SHQIPTARI DHE GREKU NË PRANGA