Pavarësisht nga fjalët që u thonë vendasve diplomatët amerikanë që merren me Shqipërinë, kur vjen puna për shtetasit e tyre ata u tregojnë të vërtetën. Sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve (2021) Shqipëria mbetet ende një vend ku është e vështirë të bësh biznes të ndershëm dhe me rregulla. “Pavarësisht nga një kornizë e shëndoshë ligjore dhe përparimit në e-reformat, investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Ata përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik, konkurrencën e padrejtë, ekonominë informale, ndryshimet e shpeshta të legjislacionit fiskal dhe zbatimin e dobët të kontratave si problemet e vazhdueshme në Shqipëri” thuhet në këtë raport i cili pasqyron prej gjashtë vitesh pot ë njëjtat problem që nuk kanë pasur asnjë përmirësim.

Po ashtu si në dokumentat e gjithë institucioneve ekonomike ndërkombëtare edhe në raportin e DASH theksohet rolli negative i koncesioneve dhe PPP-ve. “Përdorimi në rritje i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka ulur mundësitë e konkurrencës, përfshirë investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Analizat e dobëta të kostos dhe përfitimit dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave të PPP janë shqetësime të vazhdueshme” thuhet aty.

Pra vendi sipas DASH është larg së qeni një Eldorado për investitorët amerikanë sepse “Shqipëria është ende një nga vendet më të korruptuara në Evropë”.
Në raportin e këtij viti të Departamentit të Shtetit vërehet se shumë investitorë të huaj ankohen se korrupsioni gjyqësor endemik dhe procedurat joefikase gjyqësore minojnë mbrojtjen gjyqësore në Shqipëri dhe kërkojnë arbitrazh ndërkombëtar për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Disa investitorë të SH.B.A.-së janë përballur me mosmarrëveshje të diskutueshme tregtare si me ente publike dhe private, duke përfshirë disa që shkuan në arbitrazh ndërkombëtar.
Në 2019 dhe 2020, përpjekja për investime e një kompanie amerikane dyshohet se u pengua nga disa vendime gjyqësore dhe veprime të dyshimta të palëve të interesuara të përfshira në një mosmarrëveshje mbi investimin. Çështja tani është në arbitrazh ndërkombëtar”, thuhet në raport.

Pra nëse prej kohësh ekziston një debat për mungesën e investimeve të huaja serioze gjatë periudhës së qeverisjes së Edi Ramës, ku mungon tërheqja e kompanive të mëdha, ky raport e ka një përgjigje: Shqipëri nuk është një vend i përshtatshëm me liritë e duhura ekonomike për të bërë biznes.

Pak a shumë në një konkluzion të ngjashëm kana arritur edhe Transparency International në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit 2020, po ashtu edhe Banka Botërore me studimin “Të bësh biznes 2020”.

©Lapsi.al

Artikulli paraprakBRITANIA E MADHE HEQ KARANTINËN PËR TURISTËT E VAKSINUAR NGA BE DHE SHBA
Artikulli tjetër“DUHET TË BËJMË ÇDO GJË PËR TË PARANDALUAR VALËN E KATËRT”, GJERMANIA NËN MASA TË RREPTA ANTI-COVID NË GUSHT, KARANTINË EDHE PËR FËMIJËT