Kreu i LZHK-së, kandidat në listat e PD-së, Dashamir Shehi thotë se lista e demokratëve nuk është perfekte dhe vlerëson Bashën për rolin që ka marrë në PD.

“Unë e di që ajo listë nuk është perfekte, e di që PD nga brenda nuk është ajo katedralja e kristaltë e lirisë dhe e demokracisë, është një parti shqiptare me gjithë kusuret e saj. Do ti kujtoj një gjë shqiptarëve. Ky djaloshi i ri, Zoti Basha ka marrë një gjest të madh politik, një sfidë të madhe, të rinovojë PD dhe politikën shqiptare në përgjithësi. Ka bërë një akt që brenda mund të ketë edhe element padrejtësie, dhune politike, mund të prodhojë dhe pakënaqësi, por duan kurajo për tu bërë ca gjëra të reja. Gjithmonë jemi ankuar s’po ndodh gjë dhe ska rinovim. Ditën që e merr me kurajo njëri duke riskuar edhe karrierën e vetë, edhe emrin e vetë, e ka bërë si sfidë personale, i turren. Koha do ta tregojë, këto ditë që janë të fushatës, rezultati zgjedhor, nëse ka bërë një veprim të mirë apo të keq.”

 Dashamir Shehi ka analizuar gjithashtu komentet dhe lëvizjen e ish deputetes së Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, “Unë e di që ajo listë nuk është perfekte, e di që PD nga brenda nuk është ajo katedralja e kristaltë e lirisë dhe e demokracisë, është një parti shqiptare me gjithë kusuret e saj. Do ti kujtoj një gjë shqiptarëve. Ky djaloshi i ri, Zoti Basha ka marrë një gjest të madh politik, një sfidë të madhe, të rinovojë PD dhe politikën shqiptare në përgjithësi. Ka bërë një akt që brenda mund të ketë edhe element padrejtësie, dhune politike, mund të prodhojë dhe pakënaqësi, por duan kurajo për tu bërë ca gjëra të reja. Gjithmonë jemi ankuar s’po ndodh gjë dhe ska rinovim. Ditën që e merr me kurajo njëri duke riskuar edhe karrierën e vetë, edhe emrin e vetë, e ka bërë si sfidë personale, i turren. Koha do ta tregojë, këto ditë që janë të fushatës, rezultati zgjedhor, nëse ka bërë një veprim të mirë apo të keq.”

Artikulli paraprakREAGIM/ BASHKIA PUKË: DEKLARATAT E PD JANË SHPIFJE
Artikulli tjetërARIANA GRANDE VIZITON FANSAT E LËNDUAR NË SPITAL