Kombëtarja shqiptare e basketbollit të femrave në dy ndeshjet eleminatore të kampionatit europian pati në përbërje të saj edhe dy vajza që luajnë me Vllazninë.
Edona Berranija dhe Ingrid Dashja shprehen se është një arritje e madhe dhe një ëndërr e realizuar për të luajtur me kombëtaren. Dy basketbollistet shkodrane Berranija dhe Dashja nuk mohojnë se kanë patur ofertë për të kaluar me Tiranën por momentalisht nuk kanë dhënë një përgjigje pozitive duke vijuar të qëndrojnë tek Vllaznia. Berranija dhe Dashja janë dy basketbolliste që kanë një moshë të re dhe natyrisht ardhmja e tyre në basketbollin shqiptar do të jetë e sigurtë qoftë në kombëtare e po ashtu edhe në kampionat. Ajo që duhet bërë është të mos lejohen që të largohen nga Vllaznia ashtu si shumë vajza të tjera të talentuara.