Ky është Dervish Çelepija nga fshati Bushat. Të paktën prej 20 vitesh ia I kushton të githë kohën shpendëve të egjër prej të cilëve ka mbarështuar rreth 20 lloje në rezervatin e tij të ndërtuar në pronë private.

 

Pa mbështetjen e shtetit apo shoqatave të ndryshme, Dervish Çelepija ka arritur që të rrisë rreth 450 shpendë. Ideja për krijimin e rezervatit i lindi para 20 vitesh , ku duke qënë gjuetar mendoi që shpendët e plagosur nga gjuetia ti kurojë e ti rrisë në këtë rezervat.
I apasionuar për t’u kujdesur për shpendët, Dervishi ofron të gjithë pronën e tij nëse shteti do t’a subvenciononte për të ngritur një rezervat të mirëfilltë natyror.

 

Ndonëse jemi në periudhën e ndalimit të gjuetisë, Dervishi thotë se moratoriumi nuk ka patur ndikim pasi shumë shpend që ai i mbarështon nuk i janë kthyer më pasi janë qëlluar nga gjuetarët.

 

Rezervati i ngritur nga ky banor i Bushatit ndiqet me kureshtje jo vetëm nga banorët e zonës, por edhe të huaj që e vizitojnë. Gjuetarët gjithashtu organizojnë takime në këtë hapësirë mes shpendëve të shumtë. Kjo hapësirë është ndoshta vendi i vetëm në Shqipëri që vetëm në pak metra largësi, arrin të sodisësh lloje të rralla shpendësh.

 

Artikulli paraprak“ ROZAFA” MË E PREFERUARA , 44 MIJË TURISTË NË 6 MUAJ
Artikulli tjetërGARA E KRONOMETRIT, ÇIKLISTËT KUQEBLU NË VENDET E PARA