Pas arritjes së marrëveshjes Rama-Basha, Partia Agrare Ambjentaliste është tërhequr sot nga ankimimi në Kolegjin Zgjedhor për shpalljen të pavlefshme të listave shumëemërore të kandidatëve për deputetë, duke ia lënë kështu në dorë 100% fatin e datës së zgjedhjeve marrëveshjes së arritur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Kreu i PAA, Agron Duka, konfirmon lajmin për Ora News, që me sa duket është dhe pjesë e paktit të arritur mes palëve. Kolegji Zgjedhor ishte parashikuar të mblidhej sot për kërkesë-padinë.