Presidenti Bajram Begaj i ka dërguar një shkresë zyrtare KQZ-së ku i kërkon vendimin për shpalljen e rezultatit final për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore që u mbajtën në vitin 2019.
Në këtë shkresë që mban datën 28 gusht të këtij viti, kërkohet rezultati, në mënyrë të tillë që të caktohet se sa kohë iu ka ngelur nga mandati kryebashkiakëve të zgjedhur në 2019-ën.
Këto të dhëna do të shërbejnë më pas për të caktuar edhe datën e re se kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale. Këto të fundit do të mbahen më 2023-shin.