Publikohen emrat e 152 mjekëve dhe 194 farmacistëve që do të testohen në muajin maj për provimin e shtetit. Profesionistët e shëndetësisë duhet të marrin notë kaluese në provimin e shtetit për të marrë licensën dhe më pas të ushtrojnë profesionin.

“Ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter s’kualifikimi.

Ndalohet duhani, dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit. Ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit”, – thotë Agjencia Kombëtare e Provimeve.

Kandidati vlerësohet me notën 10 nëse merr 95-100 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 9 nëse merr 85-94 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 8 nëse merr 75-84 pikë.

Kandidati vlerësohet me notën 7 nëse merr 65-74 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 6 nëse merr 55-64 pikë.

Kandidati vlerësohet me notën 5 nëse merr 50-54 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 4 nëse merr më pak se 50 pikë.

Provimi i shtetit cilësohet i kryer me sukses, nëse në provim kandidati është vlerësuar së paku me notën 5. Kandidati i vlerësuar me notën 4, përsërit provimin.

Artikulli paraprakNEGOCIATAT PËR DETIN, KOTZIAS: SHPRESOJ PËR NJË MARRËVESHJE DERI NË FILLIM TË QERSHORIT
Artikulli tjetërDY SHPËRTHIME NË VLORË, PRANË POLICISË DHE BASHKISË