Ronaldo te Inter Miami? Është më shumë se një hipotezë. David Beckham e dëshiron portugezin që në muajin janar për të ndërtuar një strategji të çmendur marketingu që mund të rrisë ndjeshëm vlerën e klubit amerikan nga Florida të krijuar nga ish-mesfushori pak vite më parë.
Klubi i krijuar në vitin 2018 po përgatit një paketë të përgjithshme me vlerë 40 milionë dollarë për të realizuar transferimin e 5 herë fituesit të Topit të Artë në Florida, një destinacion ideal për familjen e Ronaldos por edhe një vendim i rrezikshëm për karrierën e CR7 që do të humbiste përgjithmonë mundësinë për të qëndruar në kontakt me futbollin europian.
Vendimin final tashmë duhet ta marrë trajneri Eric ten Haag, i cili nuk lejoi që Ronaldo të largohej në muajt e verës ndërsa vetë portugezi duhet të reflektijë gjithashtu. Inter Miami do të humbasë në fund të këtij sezoni shërbimet e Gonzalo Higuain dhe transferimi i Ronaldos konsiderohet lëvizja e duhur për pronarin dhe presidentin Beckham.