Lëndimi i Sokol Cikalleshit në ndeshjen mes Akhisar Belediyespor dhe Istanbul Basaksehir nuk është serioz.
Ky lëndim pritet ta lërë jashtë fushe sulmuesin e Kombëtares vetëm në ndeshjen e radhës në kampionatin e Turqisë. “Jam i lumtur që u ktheva përsëri në Basaksehir, por fatkeqësisht dëmtova gjurin. Unë pata një përplasje me portierit ku goditëm gjunjët. Kam bërë një rezonancë, dhe nuk kam dëmtim serioz. Unë mund të humbë vetëm ndeshjen e radhës me skuadrën, dhe brenda 4 dite do të jem gati”, ka deklaruar Ciaklleshi për Super Sport, përcjell Express. Ai ka bërë të ditur se komunikimet me Gianni De Biasin janë të vazhdueshme. Cikalleshi e pret një shans për të qenë sërish në kombëtare për takimin e 24 marsit me Italinë. Por, lajm i keq për Shqipërinë është mungesa e Mërgim Mavrajt. Ky i fundit është lënduar dhe do të mbetet jashtë fushë për katër javë.