Trajneri i Kombëtares sonë Gianni De Biasi ka dal në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes miqësore ndaj Katarit.
Strategu i Kombëtares ka mbetur shumë i kënaqur nga puna e ekipitbtë bërë gjatë këtyre ditëve në Austri. “Kemi në dispozicion një strukturë fantastike stërvitjeje. Çdo lojtar ka një program individual stërvitjeje dhe po i monitorojmë të gjithë pa përjashtim. Jam i kënaqur nga puna e kryer dhe jelekët me GPS na tregojnë të dhënat fizike të secilit në mënyrë të detajuar”. Më pas De Biasi foli edhe për listën përfundimtare në Francë, ku konfirmoi edhe datën që do ta bëjë publike. “Pas stërvitjes së fundit të datës 31 do të jap listën përfundimtare të të grumbulluarve. Nuk jam i penduar për zgjedhjet e mia, thjesht më vjen keq që duhet të kthej disa të tjerë në shtëpi. Të gjithë djemtë i kam si fëmijët e mi” Në lidhje me ndeshjen miqësore ndaj Katarit, De Biasi u shpreh: “Është ndeshja e parë pas 2 muajsh e gjysmë. Jemi kuriozë të shohim se çfarë do të ndodhë. Sidoqoftë, do të jetë një test për të nxjerrë disa përfundime dhe të shoh se si përgjigjet ekipi”.
/ Star Plus TV /