Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, pas humbjes 2 – 0 ndaj Italisë në Palermo, tha se Shqipëria bëri “ndonjë gabim, por gjithsesi besoj se në përgjithësi luajtëm si të barabartë”.

“Ne luajtëm me guxim, bëmë një ndeshje të një niveli shumë të lartë përballë një skuadre që ka cilësi dhe me lojtarë të jashtëzakonshëm dhe me shumë cilësi në klubet e tyre. Unë besoj se bëmë ndeshjen që duhet të bënim. Bëmë ndonjë gabim, por gjithsesi besoj se në përgjithësi luajtëm si të barabartë sepse në pjesën më të madhe të ndeshjes ishim në të njëjtin nivel me një skuadër të madhe si Italia,” tha De Biasi . Ndërsa portieri Tomas Strakosha, i cili kishte ndeshjen e tij të parë me bluzën e kombëtares, tha se: “nga rezultati nuk jam i kënaqur pasi humbëm. Ndoshta mund të kishim bërë më mirë, por tani duhet të mendojmë për ndeshjen tjetër dhe të jemi më të përqendruar.” Nërsa duke komentuar golin e shokut të tij të skuadrës tek Lacio, Immobile, Strakosha tha: “Nuk kam humbur bast, por tani që do kthehem do jem pak i rëndë me të.”

Artikulli paraprakVUÇIQ: SERBIA, KURRË NË NATO
Artikulli tjetërTË PAKTËN 12 TË VDEKUR PAS MBYTJES SË NJË ANIJEJE NË DETIN EGJE