FSHF ka dalë në skenë për të sqaruar pozicionin e saj përmes presidentit Armand Duka.

“Të gjithë ne, të vlerësojmë maksimalisht dhe të japim më të mirën tonë për Europianin “Francë 2016”. E rëndësishme është ta kalojmë atë, me sa më shumë sukses. Pas përfundimit të tij, jemi të hapur për diskutuar për gjithçka. Trajnerit De Biasi, ja kam deklaruar që në ditën e parë të nënshkrimit të kontratës qëndrimin tim. Ne nuk i prishim askujt karrierën e tij personale. Përkundrazi, jemi të lumtur në rast se ja rregullojmë atë gjithkujt që punon me ne dhe kontribuon për rritjen cilësore të futbollit shqiptar. Do ta quaja vetëvrasje, që në këtë prag të Europiani dhe në kulmin e fushatës tonë përgatitore për këtë ngjarje të madhe, të merremi me diskutime dhe polemika pa vlerë”, deklaroi Duka.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakISH-MINISTRI TAFAJ SHPALLET I PAFAJSHËM
Artikulli tjetërAKSIDENT TRAGJIK NË SHKODËR, DY TË RINJ HUMBIN JETËN