Trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi foli edhe një herë për mediat italiane për aventurën e Shqipërisë në finalet e Euro 2016 dhe të ardhmen e tij.
De Biasi vendosi objektivin e kuqezinjve në një intervistë për agjencinë “Italpress”. “Kalimi me sukses i grupeve do të ishte një fitore për ne, ndërsa mendoj se Italia do të arrijë pa shumë probleme në gjysmëfinale” – tha trajneri italian, por që ka edhe pasaportën shqiptare. Gianni De Biasi nuk do të rikthehet në Itali, por pranon se ka patur oferta. “Nuk mendoj fare, pasi luhet futboll edhe larg Serie A. Më mirë të isha larguar më parë. Kam patur oferta dhe të them të drejtën, por më intrigon më shumë një tjetër që është brenda Europës” – tha trajneri i Kombëtares. Gianni De Biasi është arkitekti i përfaqësueses shqiptare që u kualifikua për herë të parë në fazën finale të Europianit, ku është në të njëtin grup me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë.