Trajneri i njohur, Xhani De Biazi, ndau rrugët me Azberbajxhanin, pas 39 ndeshjesh në krye të pankinës azere.

Në një intervistë për Tuttomercatoweb, ish-tekniku i Shqipërisë është ndalur tek e ardhmja e tij, Italia si dhe Shqipëria.

“Zjarri brenda meje nuk është shuar ende. Tani presim Krishtlindjet, ndërsa në 2024 do të ketë opsione që më duhet t’i marrë në konsideratë, unë jam i disponueshëm dhe do t’i vlerësoj, u shpreh De Biasi në lidhje më të ardhmen e tij, duke u ndalur më pas te kualifikimi i Italisë, sa shanse kanë “azzurrët” në Euro2024.

“Vështirë të them, e sigurt është se nuk kemi skuadrën më të fortë në botë. Më pëlqyen deklaratat e lojtarëve të cilët theksuan se do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur titullin, por duhet punuar shumë, mbi të gjitha për të gjetur rrugën e golit.

Pa shënuar je në rrezik deri në sekondat e fundit, ashtu siç ndodhi në ndeshjen me Ukrainën”, u shpreh De Biazi, ku nuk mungoi as pyetja në lidhje me kualifikimin e Shqipërisë:

“I pata thënë presidentit Duka, pas hedhjes së shorit, që me siguri do të kualifikoheshin si të parët ose si të dytët në grup, mendoj se jam një profet i mirë.

Është një skuadër e fortë, me lojtarë interesantë, me 6-7 lojtarë që luajnë në Serie A, të tjerët në Evropë, është një skuadër me vlera teknike interesante”, theksoi ndër të tjera ai.

Artikulli paraprakSTUDIMI/ SHQIPTARËT NDIHEN MË TË PASIGURT SE NJË VIT MË PARË, TË PARAFUNDIT NË RAJON
Artikulli tjetërSOT SAMITI I DIASPORËS, MUNGON ALBIN KURTI! I PRANISHËM RAMA, BEGAJ E VJOSA OSMANI