Trajneri italian i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ka dhënë një intervistë për sajtin e njohur sportiv “Goal.com”, duke rrëfyer gjerë e gjatë aventurën e tij në drejtimin e kuqezinjve.

Fillimisht e ka nisur me aventurën shqiptare. “Kur mbërrita në Shqipëri, gjeta një situatë të komplikuar si nga pikëpamja logjistike, ashtu edhe nga ajo e skuadrës. Shumë lojtarë ishin pranë fundit të karrierës dhe ishte në zhvillim një ndryshim brezash, çka në fillim nuk është ansjëherë e lehtë. Duhet të rindërtonim çdo gjë dhe duhej ta bënim shpejt pasi afronin kualifikueset e “Brazil 2014”. U munduam për t’u kujdesur për detajet, si për shembull: si të mbanim një dietë të përshtatshme apo si të fillonim të studionim kundërshtarët para një ndeshjeje. Kemi qenë gjithmonë të bindur se nëse i njeh ata që ke përballë, ke një avnatazh”. Tekniku De Biazi shprehet se është krenar për pjesëmarrjen e Shqipërisë në europianin e Francës. “Kemi bërë një punë shumë të mirë. Dhe kur përdor shumësin, them për stafin teknik, lojtarët, por edhe Federatën. Mendoj se rezultatet arrihen vetëm duke punuar të gjithë të bashkuar në një drejtim të vetëm. Sigurisht që jemi krenarë. Na vjen keq si shkuan gjërat, pasi në fund u eliminuam në fazën në grupe me pikë të njëjta me skuadrën e cila më pas fitoi turneun. Na vjen keq edhe më shumë pasi humbëm dy ndeshje në mënyrë të pamerituar. Si ndaj Zvicrës, ashtu edhe ndaj Francës, nuk ishim inferiorë, përkundrazi”.De Biazi ka folur edhe për dy ndeshjet e fundit, humbjen me Spanjën dhe Izraelin. “Humbja kundër Spanjës mund të ndodhë edhe pse në fund të fundit ndeshja u vendos nga një gabim i yni. Pësuam golin e parë pikërisht atëherë kur ishim në kontroll të ndeshjes. Djeg më shumë ajo kundër Izraelit, edhe për mënyrën se si erdhi. Pas pak minutash ishte kartoni i parë i kuq, pastaj në pjesën e dytë tjetri, me penallti gjithashtu, vendim që sipas meje ishte i tepruar. Le të themi se si kurrë më parë, në këtë rast mund të flitet për një ndeshje të vendosur nga episode. Gjithsesi, duhet të shohim përpara me besim, pasi përveç këtij incidenti në rrugëtim ndaj Izraelit, ndeshjet që duhej t’i fitonim i kemi fituar”.

Artikulli paraprakGJASHTË TË ARRESTUAR PAS VDEKJES SË 12 VAJZAVE TURKE
Artikulli tjetërRRUGA E KOMBIT BRENDA 60 DITËVE DO TË BËHET ME PAGESË 5 EURO