Projekt vendimi në këshillin bashkiak të Shkodrës për ndërtimin e një qendre rinore, një projekt i dhënë nga Ministria e Sipërmarrjes u kthye në një debat politik mes nënkryetarit të bashkisë dhe anëtarëve të këshillit bashkiak lidhur me mbështetjen e qeverisë ndaj bashkisë Shkodër.

Ndërkohë një diskutim gjatë mbledhjes së këshillit u bë edhe për përmbytjet në zonën e NënShkodrës.

Gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak të Shkodrës u miratua mbarimi para kohe i mandatit të këshilltares Diandra Kraja e cila ka dhënë dorëheqjen, plani i aktiviteteve të këshilllit bashkiak dhe një shtesë në buxhetin e këtij viti. E vetmja pikë që nuk u miratua për mungesë dokumentacioni është miratimi i hartës së përgjithshme të plazheve për Velipojën.

 

Artikulli paraprakDITA BOTËRORE KUNDËR SIDËS, DY TË PREKUR KËTË VIT
Artikulli tjetërMIRATOHET PLANI I TERMINALIT TË AUTOBUZËVE PËR SHKODRËN