Me debate dhe akuza të ashpra është shoqëruar mbledhja e radhës e partisë socialiste të Shkodrës për riorganizimin e kësaj force politike.
Gjatë një debate me të deleguarin nga qendra ish-kryetari i komunës Bërdicë Besnik Brahimi ka braktisur mbledhjen i revoltuar duke hedhur akuza për drejtorët e PS të cilët sipas tij nuk kanë punuar siç duhet në zgjedhjet vendore të 2015-ës. I deleguari Bushati iu shmang pyetjes për debatet duke thënë se janë një vlerë e shtuar për partinë socialiste. Kjo është mbledhja e tretë dhe kësaj here janë zhvilluar dy takime. I pari ka qenë koordinatorët që janë zgjedhur për riorganizimin e partisë bashkë me drejtorët e PS dhe më pas në mbledhje kanë qëndruar vetëm drejtorët duke diskutuar për të ardhmen. Edhe gjatë këtyre mbledhjeve mësohet se ka patur pakënaqësi dhe kërkesa që duhen plotësuar.